English

Hekurkthyesin e zë korrenti duke punuar, në polici dy vëllezër

Vlorë, 23 gusht 2011, NOA- Një 28 vjeçar hekurkthyes ka gjetur vdekjen mesditën e djeshme pasi e ka zënë korrenti në kohën që ishte duke punuar.

Viktima me iniciale E.A banues në Vlorë mësohet të ketë gjetur vdekjen në kohën që ishte duke punuar në Himarë si hekurkthyes, kur e ka zënë rryma elektrike, e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje u shoqëruan në polici dy vëllezërit, Fatjon Hyseni, 24 vjeç dhe Ilir Hyseni, 50 vjeç, të dy banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Shkak i shoqërimit të tyre ishte pasi në Potam të Himarës dy të ndaluarit ishin duke drejtuar punimet për ndërtimin e një pallati dhe pas vdekjes së 28 vjeçarit, policia bëri shoqërimin e tyre si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Ndaj dy vëllezërve Hyseni nisi procedimi penal lidhur me veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

a.y/NOA

KOMENTE