English

Ironike, fitojnë lotarinë një dit pasi u pushuan nga puna

Kanada, 23 Gusht NOA - “Është ironike”, këtë frazë do të mund të këndonte dhe bashkatdhetaria e tyre Alanis Morrisette.

Pikërisht në këtë mënyrë por pozitivisht, në këtë rast ka pasur një fund të lumtur historia e disa operatorëve të Ottawa, në Kanada.

Fillimisht janë pushuar nga fabrika ku punonin.

Vetëm një dit më pas kanë fituar në lotari.

Në harkun e pak orëve, me pak fjalë, janë kthyer nga të dëshpëruar në një lumturi dhe lehtësim.

Operatorët kanadezë, faktikisht, kanë fituar “jackpot-in” e lotarisë 6/49.

Në total, kanë sjellë në shtëpi një shifër prej 7 milionë dollarësh kanadez.

Fati u nda në 18 persona, dhjetë prej së cilëve sapo kishin marrë njoftimin se ishin pushuar nga puna.

Megjithatë fati i shpërbleu duke i kthyer gjërat në vendin e tyre dhe tashmë secili do të përfitojë një shifër prej 400 mijë dollarësh.

r.b/NOA

KOMENTE