English

Kryengritësit sulmojnë bunkerin e kolonelit, festime në Tripoli

Tripoli, 23 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryengritësit sulmojnë vendstrehimin (bunkerin) ku fshihet Muamar Gadafi. Mediat botërore bëjnë me dije se rebelët kanë marrë në kontroll një pjesë të bunkerit në zonën e njohur si Bab Al- A zi zi ya. Në këto momente, sikundër raportojnë korrespondentët e këtyre mëdiave, rebelët po festojnë përreth bunkerit duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Pak minuta mw parw Gadafi deklaroi se nuk do të dorëzohet. Në një deklaratë të radhës, ai ka thënë se është në Tripoli dhe në asnjë arsye nuk do të largohet. “Forcat tona po përzënë rebelët nga Tripoli” ka thënë më tej Gadafi.

a.q/NOA

KOMENTE