English

Qëllohet me thikë 18 vjeçari, humb jetës rrugës për në spital

Shijak, 23 gusht 2011, NOA – Një 18 vjeçar ka humbur jetën rreth një orë më parë në Shijak. Doris Elezi është goditur me thikë dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.50. Ende nuk ka asnjë informacion se cili është autori i ngjarjes. I riu është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia po heton ngjarjen e ndodhur dhe po punon për identifikimin e vrasësit.

a.q/NOA

KOMENTE