Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmitari kryesor i Haradinaj pas dëshmisë në Hagë, lihet i lirë
English

Dëshmitari kryesor i Haradinaj pas dëshmisë në Hagë, lihet i lirë

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA- Shefqet Kabashi i cilësuar si dëshmitari kryesor lidhur me çështjen e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, pas dëshmisë së dhënë në Gjykatën e Hagës është lënë i lirë.

Për tre ditë më radhë ai ka dhënë dëshminë e tij në seancat gjyqësore, por në shumicën e pyetjeve ai i ka shmangur ato duke thënë se nuk i kujtohen disa ngjarje.

Gjatë këtyre seancave, Kabashi është pyetur për çështjen e burgut të Jabllanicës, çka ishte dhe pika kryesore në dëshminë që pritej të merrej nga ai, por ka deklaruar se nuk i kujtohet asgjë nga ajo kohë, “Nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve për ngjarjet në Jabllanicë”. Pas kësaj Shefqet Kabashi është lënë i lirë, ndonëse dëshmia e tij nuk ka qenë e qartë, ai ka mundur ti shpëtoj edhe masës e cila pretendohej të merrej për dëshmi të rreme.

Sakaq më tej ka vijuar vlerësimi i provave lidhur me akuzat për krime lufte të ngritura ndaj Ramush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

a.y/NOA

KOMENTE