Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Limaj në Gjykatë: UDB trillon me akuzat ndaj meje
English

Limaj në Gjykatë: UDB trillon me akuzat ndaj meje

Prishtinë, 24 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Në Gjykatën e Qarkut ka vazhduar edhe pjesa e dytë e seancës ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe ndaj 9 ish-luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndaj tyre është lexuar aktakuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”, të cilën ata e kanë mohuar. Gjatë seancës Fatmir Limaj ka shprehur gatishmërinë e tij, që në çdo kohë dhe në çdo moment të përballet me drejtësinë e vendit, duke thënë se i beson sistemit dhe gjyqtarit, por jo edhe individëve, të cilët mundohen që të bëjnë dezinformata për te dhe familjen e tij. Limaj kërkoi që të lirohen shokët e tij dhe të ballafaqohet Prokuroria vetëm me të. Të akuzuarit janë: Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhemdin Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Shaban Shala, Bislim Shurdhaj, Naser Shala dhe Sabit Shala. Në ditët në vijim pritet që të konfirmohet apo të anulohet aktakuza ndaj “rastit Kleçka”. Deputeti Fatmir Limaj apo komandant Çeliku, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tash pritet që të gjykohet për krime që, sipas prokurorive ndërkombëtarë janë kryer në fshatin Kleçkë.

a.q/NOA

KOMENTE