Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria i jep ndihmë familjes së Liliana Arapit
English

Qeveria i jep ndihmë familjes së Liliana Arapit

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA- Familja e Liliana Arapit, e cila u gjend e masakruar në orën 23.00 të 12 gushtit, me trup të copëtuar futur në dy thasë, në një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik të rrethit Korçë, do të marrë një ndihmë ekonomike të akorduar gjatë ditës së sotme nga qeveria.

Ky vendim u morr ditën e sotme gjatë mbledhjes së qeverisë, ku një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra iu akordua familjes së saj për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore.

42 vjeçarja Liliana Arapi gjeti vdekjen disa ditë më parë e ekzekutuar nga 84-vjeçari Gaqo Dumka i cili akuzohet se masakroi me thikë viktimën.

84-vjeçari Dumka ekzekutoi trupin e Arapit duke e ndarë atë në disa pjesë çka zvarriti për ditë të tëra gjetjen e të gjitha pjesëve.

VENDIM PËR AKORDIM FONDI FINANCIAR SHTESË INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË VIKTIMËS LILJANA ALBERT ARAPI, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË CEREMONISË MORTORE TË VIKTIMËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në buxhetin e vitit 2011, institucionit të prefektit të qarkut të Korçës t’i akordohet fondi financiar shtesë prej 300 000 (treqind mijë) lekësh, për dhënie ndihme financiare familjes së viktimës Liljana Albert Arapi, për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore të viktimës.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe prefekti i qarkut të Korçës për zbatimin e këtij vendimi.

a.y/NOA

KOMENTE