English

Zarate në synimet në Interit

Milano, 24 Gusht NOA - Inter nuk ka ndenjur në vend pas deklaratës së Gasperini për përforcime në skuadrën e tij dhe kjo menjëherë pas shitjes së Eto’o tek Anzhi (26 milionë në drejtim të zikaltërve).

Tekniku ka kërkuar të paktën dy sulmues dhe një mesfushor.

Për sa i përket Forlan, një tjetër synim për drejtuesit e Interit tashmë është kthyer Zarate.

Lazio është e gatshme për të lëshuar në huazim sulmuesin argjentinas, por me një detyrim blerje të kartonit të tij që arrin shifrën e 20 milionë eurove 2012.

r.b/NOA

KOMENTE