English

Grabiti bizhuteritë në banesë, arrestohet 22-vjeçari

Sarandë, 25 gusht, NOA – Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet si autor grabitjes së një sasie të konsiderueshme bizhush në një banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mursi në Sarandë dhe autori i saj i dyshuar është Jani Mikail Mitri.

Sipas policisë, Mitri më datë 24.08.2011 gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Mursi Sarandë. Mitri ka hyrë në banesë nga dritarja, duke e shqyer atë dhe aty ka marrë disa bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme.

Pas mbledhjes së prova të para u bë dhe identifikimi i autorit të dyshuar. Ai është arrestuar dje në mbrëmje rreth orës 20:30 dhe ndaj tij ka prokuroria ka nisur përpilimin e dosjes.

a.k/NOA

KOMENTE