English

Inter, gati Forlan, mund ta ndjekin Kucka dhe Palacio

Milano, 25 Gusht NOA - Interi po mundohet të kalojë dhimbjen e fortë që ka shkaktuar largimi i Samuel Eto’o në Rusi dhe për këtë arsye po përpiqet të sjellë përforcimet e duhura në skuadrën e drejtuar nga Gasperini.

Përforcimet do të jenë mbi të gjitha në mesfushë dhe në sulm.

Blerja e parë, që duket të jetë dhe e sigurt me shumë mundësi do të jetë ajo e Diego Forlan, për të cilin është arritur akordi me Atletico Madrid.

Më pas, sytë do të drejtohen tek ekipi i Genovas, me Palacion si objektiv kryesor dhe Kucka në skaje.

r.b/NOA

KOMENTE