Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndezja e gjeneratorit u merr jetën dy vëllezërve nga Tepelena
English

Ndezja e gjeneratorit u merr jetën dy vëllezërve nga Tepelena

Tepelenë, 25 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy vëllezër nga fshati Salari e Tepelenës kanë humbur jetën pasditen e sotme pasi i ka zënë korrenti teksa kanë qenë duke nxjerrë ujë me gjenerator për t'u dhënë bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Salari të Tepelenës në malin e Këndrevicës, ku dy vëllezërit Njazi Gogo 40 vjeç dhe Xhevit Gogo 35 vjeç i ka zënë korrenti njëri pas tjetrit.

Fillimisht vëllai i madh ka qenë pranë ujit në pritje të daljes së tij, por papritur e ka zënë korrenti duke humbur ekuilibrin dhe përfunduar brenda tij.

I vëllai Xhevit ka tentuar ti vijë në ndihmë të vëllait, por edhe këtë të fundit e ka zënë korrenti duke bërë që të dy të humbin jetën në moment.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur pasi gjeneratori bëri masë në momentin e ndezjes, duke shuar kështu jetën e dy vëllezërve nga Tepelena.

a.y/NOA

KOMENTE