English

Tripoli, trupa civilësh të vrarë mbërrijnë në spitale

Tripoli, 25 gusht 2011, NOA - Në një spital të Tripolit kanë mbërritur 17 trupa civilësh, të ekzekutuar ditët e fundit nga forcat besnike të Gadafit në bunkerin e tij. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë e lajmeve Reuters, nga infermierja britanike Kirsty Cambell, pjesëtare e Grupit të mjekëve ndërkombëtarë. “Trupat janë gjetur në bab Al Azizia, kur rebelët kanë hyrë brenda. Këta persona janë ekzekutuar në rezidencë”- ka thënë infermierja.

a.q/NOA

KOMENTE