Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Eurovizion 2012” – Konfirmon Shqipërinë, bashkon ‘Spice Girl’, shfaq Marokun, largon Armeninë
English

“Eurovizion 2012” – Konfirmon Shqipërinë, bashkon ‘Spice Girl’, shfaq Marokun, largon Armeninë

Baku, 26 gusht, NOA – Shqipëria do të jetë edhe këtë herë pjesëmarrëse në edicionin e radhës të evenimentit të rëndësishëm artistik “Eurovizion”, i cili do të mbahet në muajin maj të ardhshëm, Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, pasi ky vend fitoi sivjet me këngën e tij “Running Scared”.

Lajmi është dhënë nga mediat e huaja që po merren me përcjelljen e përgatitjeve të festivalit të madh “Eurovizion 2012”, i cili këtë vit edhe shënon 57-vjetorin e tij.

Deri tani, janë 43 vende që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, mes tyre edhe Shqipëria, si Bullgaria, Britania e Madhe, Irlanda, Maqedonia, Malta, Moldavia, Letonia, Lituania, Polonia, Rusia, Austria, Belgjika, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Suedia, Zvicra, Izraeli, Italia, Spanja, Irlanda, Greqia, Qiproja, Turqia, Gjeorgjia, Hungaria, Norvegjia, Kroacia, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina.

Interesante në listën e publikuar ka qenë përfshirja brenda saj e Republikës së Çekisë, për të cilën thuhet se ka dëshirë për t'u kthyer në garë pas një pauze dyvjeçare.

Ndërsa në pikëpyetje mbetet pjesëmarrja e Armenisë.

As Islanda nuk është përmendur si pjesëmarrëse në të dyja listat e publikuara deri tani, por pritet që herët a vonë ajo do ta konfirmojë pjesëmarrjen.

Nga ana tjetër, një lajm interesant është se në këtë “Eurovizion” do të marrë pjesë edhe Maroku, i cili paska aplikuar për të konkurruar. Vendi i njohur afrikano-verior, herën e fundit që ka marrë pjesë në këtë eveniment, ka qenë ai i vitit 1980. Sipas të dhënave paraprake nga festivali, gjysmë-finalja e “Eurovision Song Contest 2012” do të mbahet në Baku në datat 22 dhe 24 maj, ndërsa nata e fundit finale do të mbahet më 26 maj.

Nga ana tjetër, Gudrat Aliyev, koordinator i festivalit, deklaron se bileta për evenimentin, ka të ngjarë të dalë në shitje në muajin nëntor 2011.

Gjithashtu, një lajm interesant që mbërrin nga “Eurovision 2012” është ai i shfaqjes si të bashkuara i vajzave të grupit “Spice Girls", duke përfaqësuar kështu Britaninë dhe duke pretenduar madje edhe që trofeu i fitores këtë herë të shkojë në vendin e tyre.

Këngëtarja e këtij grupi, Geri Halliuell, deklaron se të ribashkuara, "Spice Girls" do të jenë në gjendje të bëjnë atë që grupi "Blue" nuk mund ta bënte vitin e kaluar, të siguronte fitoren.

n.e/NOA

KOMENTE