English

Putin tregon muskujt, zhvishet para mjekut

Moskë, 26 gusht, NOA – Duket se kryeministri rus Vladimir Putin ka një fiksim me trupin dhe muskujt e tij. Janë të njohura pamje në kalë në Krime, apo në pyjet e stepës ruse. Së fundmi në median ndërkombëtare kanë dalë dhe fotot e reja muskulore të kryeministrit 58-vjeçar.

Ish-presidenti tregon se e ka shumë merak shëndetin e tij, përderisa ka udhëtuar rreth 250 kilometra nga Moska në Somonleks për tu vizituar te mjeku.

Forma trupore e Putinit duket se është dhe seti i parë fotografik për nisjen e garës presidenciale. Pritet që ish-presidenti të garojë sërish për të drejtuar shtetin rus. Sipas mediave ndërkombëtare, Putin hynë në politikanët ndërkombëtarë që është parë dhe fotografuar më shumë i zhveshur.

a.k/NOA

KOMENTE