Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari që grabiti tregtarin italian, eurot dhe pasuria e vjedhur brenda një nate
English

Shqiptari që grabiti tregtarin italian, eurot dhe pasuria e vjedhur brenda një nate

Sant Angelo, 26 gusht 2011, NOA- Ishte edhe ai atë natë. Shqiptari Ardian Prenga i moshës 33 vjeçare, ishte njëri nga tre banditët që hynë në shtëpinë e një tregtari nga Sant Angelo, duke e lidhur dhe e grabitur atë.

Për të konfirmuar faktin se Prenga ishte në radhët e bandës e cila sulmoi vilën në

Marina në Sant Angelo, ishin karabinierët në Riccione, të cilët dje i komunikuan Prengës, masën e paraburgimit.

Ngjarja ka ndodhur në 11 marsin e kaluar, kur tre persona hyn në vilën në Sant Angelo, në të cilën jetonte në katin e dytë, një tregtar 34 vjeç, ndërsa në katin e parë prindërit e tij.

Grupi i banditëve arriti të hyjë në shtëpi falë një vrime të krijuar në portën e shtëpisë, dhe duket se nuk ishin kënaqur duke vjedhur atë që ishte përreth, por hynë në dhomën e gjumit në të cilën flinte tregtari dhe i morën nga dora orën Rolex.

Tregtari në atë kohë u zgjua, por banditët e kishin shtrënguar duke mos i mundësuar lëvizjen e tij, pasi duke mbajtur krahët i kishin marrë portofolin në të cilin ndodheshin çeqe prej 70 mijë eurosh dhe 5 mijë euro të thata, për tu larguar më pas me benzin e tregtarit.

Ndërkaq nuk dihet se kush janë dy burrat e tjerë që bashkëpunuan me shqiptarin, ndërsa Prenga u arrestua në prillMilano së bashku me dy shqiptarët e tjerë, Edmir Burka dhe Leandro Simoni pas një nate vjedhjesh.

Sipas hetuesve, atë natë tre shqiptarët sapo ishin kthyer në Lombardi pas një nate të kaluar duke pikasur vende dhe vjedhur përgjatë bregut të Adriatikut.

Nga ana e policisë thuhet se tre shqiptarët atë natë kishin arritur të vjedhin 5 shtëpi në Montesilvano qytet në SantAngelo, Teramo, Pesaro dhe Rimini dhe si rrjedhojë e tyre kishin arritur të grumbullojnë 60 mijë euro.

Hajdutët kishin arritur të merrnin nga shtëpitë një makinë Alfa Romeo, 6 laptop, 14 telefona celularë, 3 aparate fotografik, 2 televizor plazma dhe 2 Playstation, përveç bizhuterive dhe pikturave me vlerë 4000 euro dhe 2000 euro.

a.y/NOA

KOMENTE