English

Aksident në Bilisht, në gjendje të rëndë 45-vjeçari

Korçë, 27 gusht, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bilishtit. Një makinë ka përplasur një kalimtar në aksin rrugore Bilisht-Kapshticë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i dëmtuar është Agim Kampo, 45-vjeç.

Ai ka pësuar dëmtime serioze. Raportohet se 45-vjeçari ka kaluar në gjendje kome dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

Ende nuk duhen shkaqet e aksidenti, ndërkohë që mësohet se Kampo ka qenë duke kaluar nga njëri skaj i rrugës në tjetrin, kur është goditur nga një makinë me targa greke.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE