English

Edhe Mirmax ofron filma në Facebook

SHBA, 27 Gusht NOA - Pas Warner Bros, Paramount dhe Universal edhe Miramax ka thërritur dhe mbledhur të gjithë përdoruesit e Facebook.

Në faqen e rrjetit social më të njohur në mbarë botën bëhet e ditur se nëpërmjet një prej shtëpive më të rëndësishme të produksionit kinematografik është e mundshme faktikisht të shkarkosh aplikacionin – Miramax eXperience – për të shikuar filma në iPad, pc, smartphone, ose në Google Tv.

Mes 20 filamve të përzgjedhur janë Trainspotting, Pulp fiction, Jackie Brown, Shall we dance dhe Sin city.

Falë këtij aplikacioni shumë përdorues mund të aktivizojnë këtë shërbim në shtetet e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.

r.b/NOA

KOMENTE