English

Korçë, nëna denoncon zhdukjen e 3 fëmijëve të mitur

Korçë, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një nënë 34 vjeçare nga qyteti i Korçës, është drejtuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e tre fëmijëve të saj të mitur.

Shpresa Trimi, nëna e fëmijëve të zhdukur ka kërkuar nga policia që ti vijnë në ndihmë për të gjetur fëmijët e saj të cilët janë zhdukur në mënyrë të mistershme.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se tre fëmijët e zhdukur janë pjesë e komunitetit rom, ndërsa nuk bëhen të ditura ende rrethanat e zhdukjes së tyre.

34 vjeçarja Trimi i ka thënë policisë se fëmijët e saj lypnin te zona e Parkut në Korçë dhe se kishin dalë për këtë punë, ashtu siç bënin përditë.

Ndërkaq bëhet e ditur se identiteti i fëmijëve dhe mosha e tyre është S.T, 13 vjeç, M.T, 6 vjeç dhe G.T 4 vjeç.

Ndërkaq mësohet se tre fëmijët janë zhdukur para tre ditësh, ndërsa nëna ka hedhur dyshimin se fëmijët e saj mund të jenë trafikuar.

Pas denoncimit, nga ana e uniformave blu ka nisur kërkimi intensiv por deri tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE