English

Obama firmos gjendjen e emergjencës, uragani Irene përplaset në Karolinën e Veriut

E premte, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Uragani Irene u përplas në Karolinën e Veriut, me qendër në Cape Look, në Outer Banks.

Uragani mbërriti në breg më i dobët dhe la pa energji elektrike, qindra mijëra persona.

Aktualisht Irene është drejtuar drejt Washingtonit dhe New York, ku pritet të mbërrijë gjatë natës së sotme.

Personat e përfshirë nga uragani, llogaritet të jenë rreth 65 000, ndërsa në New York mijëra qytetarë po përgatiten për të lënë banesat e tyre, ndërsa qindra të tjera janë larguar nga zonat ku pritet të kalojë uragani, për tu drejtuar në drejtim të qendrave të evakuimit të krijuara për këtë rast.

Vetëm pak më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, firmosi gjendjen e emergjencës për New Jerseyn dhe New Hamphire, si shkak i uraganit Irene, të mbërritur në brigjet e Karolinës së Veriut.

Më herët Presidenti Obama firmosi gjendjen e emergjencës për Connecticut dhe New York

a.y/NOA

KOMENTE