English

PSG ofron 25 milionë për Kaka

Madrid, 27 Gusht NOA - Ricardo Kaka me sa duket është shumë pranë transferimit të tij tek skuadra e Paris Saint Germain, që aktualisht drejtohet nga Leonardo.

Kjo është ajo çka ka shkruar ditën e sotme e përditshmja spanjolle Sport.

Sipas gazetës, braziliani është “një hap larg klubit francez”, që do të paguante për të në drejtim të Realit një shifër prej 25 milionësh fiks, plusi dhjetë të tjera bonos.

Lojtari, siç shkruan Sport, është duke studiuar në mënyrë serioze ofertën për të kaluar në Francë.

Duhet të kujtojmë se Real Madrid jo më larg se dje ka refuzuar ofertën e ardhur nga Arsenali, pikërisht në drejtim të Kaka.

r.b/NOA

KOMENTE