English

Zbulohet lumi 4 kilometër nën Rio Amazon

Itali, 27 Gusht NOA - Nën Rion e Amazonave, rreth 4 mijë metër thellësi nën tokë, kalon një lum gjigand nëntokësor i gjatë rreth 6 mijë kilometër dhe i gjerë më shumë se 200.

Është pagëzuar me emrin Rio Hamza nga emri i shkencëtarit që ka drejtuar skuadrën dhe e ka zbuluar.

Ai ka një fluks prurjesh prej 3mijë metër kub në sekondë, të barasvlershëm me atë të Nilit.

Për sa i përket rrymave ato janë shumë të ngadalta. Është zbuluar pas 6 vitesh studim në 241 puse të gërmuar përreth Rio të Amazanove nga Petrobras në kërkim të gazit dhe naftës. r.b/NOA

KOMENTE