Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjithçka duhet të dimë për festën e Bajramit
English

Gjithçka duhet të dimë për festën e Bajramit

Nga Gazmend Aga

Çdo popull ka ngjarjet e veta historike të cilat i mban mend, i feston dhe i transmeton nga brezi në brez. Ato janë ditët e tubimeve masive, përkushtuar manifestimit të ndjenjave të tij kombëtare, shoqërore-politike apo fetare, me të cilat ndërton dhe përforcon ndërgjegjen ideologjike të shoqërisë së tij.

Kremtimi i festave në shumë popuj të botës, është shndërruar në formalitet, duke mos përfillur qëllimin e tyre moral dhe ngjalljen e ndjenjave humanitare. Në traditat e mira edukative të festës, infiltruan edhe shumë tradita të këqija, të cilat spostuan të mirat dhe kështu festave u humbi qëllimi fisnik i kremtimit. Tekat e pakufishme në ushqim, në argëtim dhe në veshje luksoze, u sollën njerëzve më shumë dëm sesa dobi.

Edhe bashkësitë fetare kanë festat e tyre javore apo vjetore, të cilat sadopak i ringjallin ndjenjat e besimtarëve, u japin vrull e forcë të re për jetën e tyre fetare më të fortë.

Kur Profeti (a.s.) emigroi në Medine vuri re se populli atje kremtonte dy festa në vit. Në ditët e festave organizoheshin lojëra e dëfrime të ndryshme. Kur pa këto Profeti (a.s.) tha: “Allahu i Lartë ka dhënë dy festa të tjera më të dobishme dhe më të bekuara se këto, Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit” (Nesai, Ibn Hiban, Et-Taxh, I, 309). Bajrami i Ramazanit nis me përfundimin e agjërimit njëmujor dhe vazhdon tri ditë. Ky quhet edhe Bajrami i Fitrit meqë gjatë muajit të Ramazanit jepet sadakaja e fitrit si detyrim falënderimi për arritjen e këtij muaji shëndosh e gëzuar. Myslimanët përjetojnë në këtë festë gëzimin dhe lumturinë e agjërimit gjatë një muaji me radhë për hir të Allahut, e kapërcimit të vështirësive dhe të çuarjes në vend të urdhrit të Zotit Fuqiplotë. Bajrami i Ramazanit është i lidhur me përfundimin e suksesshëm të agjërimit dhe me fillimin e shpalljes së Kur’anit, ndërsa Bajrami i Kurbanit me përfundimin e shpalljes së tij dhe me Haxhin. Të kremtuarit e këtyre ditëve na përkujton ditët e lavdishme të së kaluarës së ndritshme Islame dhe i inkurajon myslimanët për angazhime të mëtejshme, për detyra rë reja dhe energji më të mëdha në organizimin dhe krijimin e një të ardhme më të mirë e më të lumtur.

Bajrami, festë e madhe për myslimanët

Dita e bajramit shëmbëllen në ditë paqeje dhe gëzimi. Vetë fjala bajram do të thotë gëzim, begati, kënaqësi, hare. Për këtë arsye, profeti ynë i nderuar nuk lejonte që në faljen e namazit të bajramit të vihet me armë, qofshin ato edhe të thjeshta. Shokët e tij i porosiste që të mos i harrojnë të varfrit dhe nevojtarët. Kështu, myslimanët përpiqen që me sadaka-i fitr të plotësojnë nevojat e të varfërve dhe jetimëve që edhe ata të gëzojnë. Sepse bajramet janë gëzimi jo i individit, por i shoqërisë, janë ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve, janë hyrje në klimën e ndjenjave, janë mundësia që të gjithë myslimanët ta ndjejnë veten vëllezër. Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi bajrami për ata, që u kthejnë shpinën miqve, të afërmeve, fukarenjve dhe vëllait të mbetur mënjanë. Në hadithin profetik thuhet: “Veprimi më i dashur për Zotin pas kryerjes së farzeve, është kur një mysliman e gëzon vëllain e tij” (Sujuti, Xhamiu Sagir).

Gjithashtu profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) na thotë se, në bajrame duhet të tregohet gëzim e hare me qëllim që të manifestohet uniteti, toleranca, forca dhe vëllazërimi. Të gjithëve u thoshte: “Në ditët e bajramit hahet, pihet dhe shkëmbehen vizita”. Për këtë arsye i dërguari i Allahut (a.s.) e ka ndaluar agjërimin në këto ditë feste. Transmetohet nga Ebu Saidi: “Profeti ka ndaluar agjërimin në ditën e parë të Bajramit të Ramazanit dhe në Bajramin e Kurbanit” (Buhari-Muslim).

Dita e bajramit është ditë gëzimi ku i madh e i vogël kënaqen dhe dëfrehen. Pejgamberi i fundit në ditët e bajrameve i ka lejuar shokët e tij të shohin lojërat e Habeshitëve me shpatë-mburojë dhe lojën e luftës. (Muslim, Salatu’l-Idejn, 19) Gjithashtu Aishen (r.a.) nuk e ka penguar të shikojë vajzat që këndonin duke i rënë defit në ditën e bajramit (Muslim, Salatu’l-Idejn, 16). Resulullahu kur takoi Habeshitët që luanin, i shprehu konsideratat e tij për ta dhe shtoi: “Hebrenjtë dhe kristianët ta dinë që në fenë tonë ka hapësirë” (Kutub-i Sitte)

Dijetarët myslimanë, duke iu referuar shembujve të ndryshëm të jetuara në kohën e artë, kanë konkluduar që në ditët e bajrameve mund të dëfrehet me argëtime të shumëllojshme. Sigurisht që këto argëtime nuk duhet të kalojnë kriteret e lejuara të fesë sonë.

* Nënkryetar i KMSH-së

KOMENTE