English

Goditet me thikës në mes të qytetit, vdes kambisti

Fier, 28 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një kambist është qëlluar për vdekje nga dy persona në qendër të qytetit të Fierit, vetëm pak minuta më parë. Etem Spahiu, 55 vjeç është përpjekur t’i shpëtojë sulmit të dy personave, të cilët hynë në dyqanin e këmbimit valutor ku punonte kambisti. Ai fillimisht është grabitur e më pas është qëlluar me thikë nga njëri prej dy sulmuesve. Policia e Fierit ka mundur të arrestojë njërin prej personave që goditën për vdekje kambistin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku 55-vjeçari ka humbur jetën, pas plagëve të rënda të marra nga goditjet e armës së ftohtë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se 55 vjeçari është goditur edhe 4 muaj më parë.

a.q/NOA

KOMENTE