English

Lunaçek: Serbia të respektojë pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 28 gusht 2011, NOA – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, theksoi se, Serbia do të duhet të respektojë shtetin e Kosovës. “Bashkimi Evropian nuk do të pranojë në asnjë mënyrë, që rasti i Kosovës të shndërrohet në një Qipro tjetër. Askush në Bashkimin Evropian, me aq sa kuptoj unë, nuk do ta pranoj edhe një Qipro tjetër. Mendoj se në fund do të jetë e pashmangshme që Serbia ta respektoj pavarësinë e Kosovës”, ka thënë eurodeputetja austriake Lunaçek. Sipas saj, nëse nuk ka progres në dialog, duke nënkuptuar këtu edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, është e pamundur që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat.

a.q/NOA

KOMENTE