English

Masakër e re e besnikëve të Geddaf, vrasin 170 persona e më pas u djegin trupat

Tripoli, 28 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një masakër e re është realizuar nga besnikët në arrati të Muammar Gedafit.

Rreth 170 të burgosur janë vrarë dhe më pas kufomat e tyre janë djegur në një zyrë, rreth 30 metra larg bazës së brigadës 32 të drejtuar nga Khamis Geddafi, njëri prej reparteve më të aftë dhe besnikë të kolonelit.

Raportohet se skena ishte e tmerrshme pasi trupat e shkrumbuar, kishin qenë të lidhur nga duart dhe këmbët në momentin e ekzekutimit dhe djegies së tyre.

Ndërkaq ky fakt u zbulua pasi baza u shty në duart e rebelëve, rrugës drejt aeroportit të Tripolit.

a.y/NOA

KOMENTE