Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prostituonte dy vajza rumune në Itali dhe paratë i luante në poker, kapet shqiptari 30-vjeçar
English

Prostituonte dy vajza rumune në Itali dhe paratë i luante në poker, kapet shqiptari 30-vjeçar

Modena, 28 gusht, NOA – Detyronte dy vajza që të ushtronin prostitucion për t’u marrë më pas paratë, me të cilat luante poker. Kjo është historia e një emigranti shqiptar 30-vjeçar, që jetonte në itali, e cila pasi është zbuluar nga autoritetet policore të vendit fqinj, ka bërë që ai të vihet menjëherë në arrest shtëpiak.

Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, e cila citon edhe emrin e tij, Ilir Kadiu.

Ajo raporton se 30-vjeçari shqiptar është kapur në Bolonja dhe akuzohet se për tre muaj me radhë ka shfrytëzuar dy vajza rumune, përkatësisht të moshave 24 dhe 18 vjeç.

Këto të fundit, ishin duke qëndruar në një apartament me qira, i paguar nga Kadiu në Krevalkore, ndërsa vepra e tyre prostutive varionte në terrenin nga Emilia Anzola, në Modena dhe Cervia.

Gjithçka kundër shqiptarit ka filluar nga ankesa e paraqitur nga të afërmit e dy vajzave rumune në polici lidhur me vdekjen e një bashkatdhetarit të tyre, të cilët kanë thënë në raportim e sipër pranë karabinierëve se dy vajzat jetonin me një atë afërm në fakt. Gjë e cila duket se nuk i ka bindur autoritetet italiane, që janë vënë menjëherë në ndjekje të situatës.

Dhe kanë zbuluar sesi dy v ajzat rumune ushtronin prostitucion, të survejuara nga tutori i tyre shqiptar, që i rrihte dhe i kërcënonte me vdekjen e tyre, nëse ato do të tregonin.

Ndërkaq, brenda shtëpisë, policia gjithashtu ka gjetur edhe një pistoletë, si dhe rreth 1.000 € dhe materiale të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e prostitucionit (kondom dhe veshje).

n.e/NOA

KOMENTE