Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i Postës së Gjirokastrës kapet në Greqi me 132 kg drogë (FOTO)
English

Drejtori i Postës së Gjirokastrës kapet në Greqi me 132 kg drogë (FOTO)

Janinë, 29 Gusht 2011 NOA – Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, një ish-punonjës policie, u arrestua në flagrancë bashkë me dy shqiptarë të tjerë në një aksion antidrogë që kreu policia e Janinës në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime policore lokale.

Droga në sasinë prej 132 kilogramë që ju shihni në foto, iu gjet me një automjet, policit shqiptar 36 vjeçar si dhe dy 31-vjeçarëve të tjerë të cilët ranë në pranga.

Homologët grekë të policit shqiptar bënë të ditur se aksioni u krye në kilometrin e 97-të të rrugës Egnatia nga sektori antidrogë i Janinës në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes emergjente të rajonit Delvinaku.

Droga e llojit marijuanë ishte fshehur në një makinë, paketuar në 84 qese të zeza me peshë totale 132.155 kg.

Policia bëri të ditur se gjatë aksionit për bllokimin e të dyshuarve, pati rezistencë nga ana e tre shqiptarëve të cilët u përplasën me dy mjete të tjera në ndjekje e sipër duke u shkaktuar dëme materiale.

Nga hetimi doli se kjo makinë e mbushur me lëndë narkotike, ishte deklaruar si e humbur apo e vjedhur, më 15 prill të këtij viti në policinë e Peristeriu. Ndërsa targat që mbante, ishin të një makine të denoncuar si e humbur në policinë e Larisas.

Një tjetër 36-vjeçar si dhe një i dytë 31 vjeç janë arrestuar po ashtu në këtë operacion antidrogë duke e çuar në pesë numrin e të prangosurve. Kurse në kërkim është shpallur edhe një 38 vjeçar shqiptar.

Policia ka bllokuar edhe dy makina të tjera, kurse ka sekuestruar edhe nëntë telefona celularë si dhe shumën prej 2375 euro që iu gjet të dyshuarve.

n.s/e.t/NOA

KOMENTE