Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, kapet autori i aksidentit ku mbeti i vdekur Emiljano Idrizi
English

Elbasan, kapet autori i aksidentit ku mbeti i vdekur Emiljano Idrizi

Elbasan, 29 gusht 2011, NOA- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 26 vjeçarin Elson Rrodhe, banues në fshatin Gostimë Elbasan, pasi ka qenë në drejtimin e mjetit i cili i aksidentuar ditën e djeshme dhe ku gjeti vdekjen 19 vjeçari Emiljano Idrizi.

Mësohet se arrestimi i tij u bë, pasi në aksin rrugor Elbasan- Gramsh, në vendin e quajtur fshati Crunjë, ka qenë nën drejtimi e makinës tip Man me targa EL 2528 B, ku ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në Lumin, Holta Gramsh.

Sakaq si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka gjetur vdekjen shtetasi Emiljano Idrizi, 19 vjeç, banues në fshatin Gostime Elbasan, i cili ka qenë pasagjer në këtë mjet, si dhe është dëmtuar shtetasi Ilir Bocci, 21 vjeç, banues në fshatin Gostimë Elbasan edhe ky pasagjer në këtë mjet.

Mësohet se 21 vjeçari i dëmtuar, u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu, nisi menjëherë puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa ndaj Elson Rrodhes nisën hetimet për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

a.y/NOA

KOMENTE