English

Familja e Gadafit “arratiset” në Algjeri, koloneli ende në “shtëpi”

Algjeri, 29 gusht 2011, NOA- Familja e Gadafit është në Algjeri, ndërsa vetë koloneli momentalisht është në Bani Walid, njëqind kilometra në jug-lindje të Tripolit.

Lajmi konfirmohet pas një raporti të burimeve diplomatike libaneze.

Në vendin afrikan gjendet gruaja e Kolonelit dhe fëmijët, Aisha dhe Mohammad Hanibali, ndërsa diktatori ka mbetur në Tripoli me dy djemtë Saif dhe Saadi. Ndërkohë mësohet se djali tjetër Khamis është vrarë.

Burimet thanë se qeveria algjeriane ka pranuar familjen e Gadafit, vetëm për arsye humanitare, pasi vajza, Aisha pritet të lindë ose ka lindur këto ditë.

a.q/NOA

KOMENTE