Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Foto shokuese: Një fëmijë me ngjyrë si trofe gjuetie
English

Foto shokuese: Një fëmijë me ngjyrë si trofe gjuetie

Afrikë e Jugut, 29 Gusht NOA - Një djalë i ri i përkulur, në mënyrë tepër krenare mban në dorë një pushkë dhe nën vete ka prenë e tij pranë këmbëve, që është një fëmijë me ngjyrë.

Kjo foto shokuese, që me shumë mundësi mund të jetë dhe një foto-montazh, është postuar në një profil në Facebook në Afrikën e Jugut.

Në lidhje me këtë çështje është duke hetuar policia e Johanesburg, ku sipas tyre, gjithçka ka ardhur nga sitet e huaja.

Profili i referohet Eugene Terrorblanch, një lojë fjalësh, që deshifrohet në emrin e ish-liderit Afrikan.

Ai i referohet pikërisht Terreblanche, ish-lideri Lëvizjes së rezistencës ekstreme të djathtë në Afrikën e Jugut, i cili u vra në muajin prill të 2010.

Policia ka ftuar të gjithë personat që dot mund të arrinin në identifikimin e personit që paraqitet në fotografi,ku nuk përjashtohet dhe mundësia e montimit të saj.

r.b/NOA

KOMENTE