English

Grabitet kazinoja në Lushnje

Lushnje, 29 gusht, NOA – Një lokal lojërash fati është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit.

Sipas të dhenve paraprake ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, në një lokal në pronësi të qytetarit Arben D.

Dëshmitarët thënë se në lokal janë futur dy persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur me dhunë punonjësit e lokalit.

Ata kanë marrë me vete shumën prej 400.000 lekësh. Policia po heton për gjeten autori. Janë marrë dëshmitë e punonjësve në kazino si dhe po pyeten dëshmitarët e rastit.

a.k/NOA

KOMENTE