English

Kapet në kufi grabitësi, u furnizua me karburant, e më pas vodhi punonjësin

E hënë, 29 gusht 2011, NOA- 21 vjeçari Përparim Sina, pas përfundimit të grabitjes së tij 20 ditë më parë, nuk ka mundur të shpëtojë gjatë.

Mësohet se Sina në bashkëpunim me Zamir Kodrën, janë ndalur në pikën e karburantit në Kameras të Fushë Krujës, ku kanë furnizuar me karburant motoçikletën dhe më pas i morën me dhunë shumën prej 8 000 lekësh, punonjësit të karburantit me iniciale H.L.

Pas kësaj, dy personat u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por për Sinën arratia përfundoi ditën e djeshme pasi u kap në Pikën e Kalimit Kufitar, Muriqan në Shkodër.

a.y/NOA

KOMENTE