Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me Libinë, Europa fiton luftën e parë të saj
English

Me Libinë, Europa fiton luftën e parë të saj

“Le Figaro”

Suksesi i një lufte nuk mund të gjykohet vetëm nga parametri i objektivave ushtarakë e politikë. Në ngjarjet e implikimet e saj, në tymin e betejës dhe nën gjëmimin e armëve, lufta shërben edhe për të vënë në provë raportet e forcave ndërmjet pushteteve, zbulon pikat e dobëta e të forta të ushtrive, ndikon në marrëdhëniet diplomatike të vendeve pjesëmarrëse. Nga ky këndvështrim, fushata e Libisë ka me të vërtetë shumë për të mësuar.

Mësimi i parë është se qëllimet më ambicioze të ndërhyrjes ushtarake janë arritur me mjete relativisht modeste, domethënë pa dërgimin e trupave tokësore, me përjashtim të forcave speciale dhe të këshilltarëve ushtarakë. Një burim i NATO-s vuri në dukje se “një operacion ushtarak i kufizuar në dy fronte, në atë detar dhe në atë të aviacionit, mund të ketë një ndikim të mjaftueshëm në ekuilibrin e pushtetit në terren”. Që nga fillimi, ky ishte basti i Nikolas Sarkozisë. “Rezultati i luftës tregon se zgjedhjet ushtarake e diplomatike të Parisit ishin të motivuara. Një fushatë e ngjashme ushtarake, e zhvilluar pa ndihmën konkrete dhe vendimtare të Shteteve të Bashkuara, duhet të përqendrohej patjetër tek kohëzgjatja”, komenton Arnaud Danjean, i cili kryeson nën komisionin e Mbrojtjes së Parlamentit europian. Mësimi i dytë: Në kundërshtim me atë që në fillim shqetësonte Francën, ndërhyrja e NATO-s – organizatë ushtarake në të cilën Shtetet e Bashkuara luajnë një rol udhëheqës – u pranua politikisht nga shtetet e rajonit, duke përfshirë – Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun e Jordaninë – kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në planin diplomatik, ndërhyrja në Libi ka konfirmuar një prirje që nga ana tjetër e Atlantikut është konfirmuar prej disa kohësh: anulimi gradual i interesave amerikanë në Europë. Për të ruajtur ndikimin e tyre në zinxhirin e komandës dhe duke i vënë në dispozicion aleatëve avionët e tyre furnizues, avionët e mjetet e tyre të monitorimit dhe inteligjencës, amerikanët i dhanë fund pjesëmarrjes së tyre bombarduese shumë shpejt. “Shtetet e Bashkuara nuk duan dhe nuk munden më të jenë përgjegjës për të gjitha çështjet e planetit. Interesat e tyre strategjike tashmë janë drejtuar drejt Lindjes. Kjo tendencë sa vjen e do të përforcohet më shumë. Amerikanët duan partnerë të fortë, të besueshëm, të aftë për të shfaqur rolin e tyre në iniciativat europiane”, vijon Arnaud Danjean. Fushata e Libisë tregoi se Europa , e udhëhequr nga dy vende është e aftë të kryejë një ndërhyrje ushtarake në shkallë të gjerë. Kjo provë tregon se në të ardhmen mund të ketë operacione të tjera të Bashkimit Europian. Franca dhe Britania e Madhe, që një vit më parë unifikuan mbrojtjen e tyre, forcuan aleancën e tyre në qiejt e Libisë, duke konfirmuar kështu se janë partnerë të shkëlqyer ushtarakë. “Koordinimi i operacioneve me Londrën ishte perfekt, që nga fillimi deri në fund”, konfirmon një përgjegjës i NATO-s. Në çdo rast fushata ka treguar edhe boshllëqet europiane: Bashkimi Europian nuk do t’ia kishte dalë mbanë pa ndihmën amerikane, vetëm nëse do të kishin një qendër të vetën të komandës së operacioneve. Parisi dhe Versaja u përpoqën të ringjallnin idenë e selisë së famshme europiane, por kjo përpjekje dështoi përballë refuzimeve të hapura britanike. E penguar nga ngurrimi i Londrës dhe nga vetoja e Berlinit, Europa e mbrojtjes nuk arriti të ngrihej në qiejt e Libisë. Nga një pikëpamje strikte ushtarake, fushata ajrore në Libi u karakterizua nga performanca e shkëlqyer e gjuetisë shumë rolesh Rafaele (e ndërtuar nga grupi Dassault, pronar i Le Figaro) dhe të helikopterëve të sulmit. E gjitha pothuajse pa pasoja të pakëndshme, falë “rregullave shumë strikte, në një proces rigoroz të vlefshëm të objektivave dhe të mobilizimit të aftësive të rëndësishme të inteligjencës”, i shpjegojnë NATO-s. Së fundmi, fushata e Libisë ka dhënë mësime të rëndësishme për mbi kapacitetet efektive të ushtrisë franceze dhe ka vënë në evidencë mungesat e avionëve furnizues, të avionëve e raketave anti radar, të cilat duhet të përmbushen sa më shpejt, për të ndërhyrë një ditë – nëse do të duhet – pa ndihmën e amerikanëve. A do të jetë e nevojshme për të arritur paqen ajo që lufta e Libisë na ka mësuar? Danjean shpreson: “kapacitetet e fituara nga Franca dhe pushtimet gjatë fushatës ajrore, janë një eksperiencë e rëndësishme, një aset që do t’i mundësojë Francës të luajë një rol vendimtar në mënyrë që tranzicioni të ketë sukses”.

NOA

KOMENTE