English

Prerja e pyjeve pa leje, 4 persona nën hetim në Korçë

Korçë, 29 gusht, NOA – Policia e Korçës ka nisur hetimet për 4 persona të cilët akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Personat e ndaluar janë kapur duke transportuar lënë drusore, pa dokumentacionin dhe lejen e organeve kompetente.

Fillimisht është ndaluar Aldi Penguli, 30 vjeç banues në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Penguli u kap në flagrancë në fshatin Memelisht të Pogradecit, duke transportuar dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Ai udhëtonte me kamionin e tij me targe PG 0954 B.

Në të njëjtën ditë ka nisur procedimi dhe ndaj tre personave të tjerë. Nertil Molla 20 vjeç, Lorenc Molla, 30 vjeç dhe Dritan Lushka 24 vjeç, të tre banues fshatin Buçimas të Pogradecit janë ndaluar në hyrje të qytetit të Pogradecit, teksa transportonin lënë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Të tre personat ishin në drejtim të nga një mjeti, tip kamion.

a.k/NOA

KOMENTE