English

Qëndrimi për Kosovën, përplajse mës Tadiç dhe Jeremiç

Pragë, 29 gusht 2011, NOA – Qëndrimet për Kroacinë kanë sjellë përplasja mes qeverisë dhe presidencës serbe. Gjatë vizitës zyrtare në Prangë, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka kritikuar deklaratat e ministrit të tij të jashtëm, Vuk Jeremiç, për marrëdhëniet me Kroacinë. “Disa qëndrime dhe deklarata që kanë dhënë kryeministrja kroate, Jadranka Kosor dhe shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë Tadiç gjatë konferencës për shtyp me presidentin çek Vaclav Klaus. Ai ka thënë se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë të rëndësishme për stabilitetin e Evropës Juglindore. Kryeminisria e Kroacisë, Kosor tha në Prishtinë se Kosova mund të shoh tek kroatët miqtë më të mirë në Ballkan. Deklarata solli nervozizmin e Beogradit dhe si pasojë Jeremiç pohoi se e ka mik Kosor e nuk i duhen armiqësi. Kryeministrja kroate tha se ka kaluar koha kur Zagrebi merr leje në Beograd se çfarë duhet të bëjë. a.q/NOA

KOMENTE