Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkon të peshkojë peshqit, bie vetë pre, 46 vjeçarit i shpërthen dinamiti në duar
English

Shkon të peshkojë peshqit, bie vetë pre, 46 vjeçarit i shpërthen dinamiti në duar

Vlorë, 29 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një 46 vjeçar nga fshati Hysoverdh i Vlorës, ka shkuar të peshkojë në lumin e Shushicës, jo me karrem por me dinamit, çka ka bërë që preja e tij të mos jenë peshqit, por vetë ai.

Arjan Hasanaj, gjatë mesditës së djeshme është nisur drejt lumit Shushicë, duke marrë me vete një sasi dinamiti, me synimin që me të, të gjuante peshk.

Por, teksa ka qenë duke hedhur lëndën plasëse, ajo i ka shpërthyer në duar duke i dëmtuar njërën dorë dhe njërin sy.

Pas kësaj kanë qenë kalimtar të rastit ata që e kanë dërguar në drejtim të spitalit, i cili aktualisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, për 46 vjeçarin çështja nuk mbaron me kaq, pasi pavarësisht plagëve të marra nga vetë duart e tij, ai tashmë po hetohet nga Prokuroria e Vlorës, për veprën penale, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

a.y/NOA

KOMENTE