Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtronte dhunë fizike dhe seksuale në familje, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
English

Ushtronte dhunë fizike dhe seksuale në familje, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Cesenatico, 28 gusht, NOA - Një i ri 28-vjeçar nga Shqipëria, me banim në Cesenatico të Italisë, është vënë në pranga, pasi ndaj tij u ngrit akuza e abuzimit në familje.

Lajmi raportohet nga mediat italiane, sipas të cilave, i ndaluari Dritan Abazaj, ka ushtruar lëndime fizike si edhe dhunë seksuale ndaj familjes së tij.

Gjithçka filloi në muajin mars, kur ish-shoqja e Abazajt u paraqit në polici dhe denoncoi njeriun që sipas saj e keqtrajtonte, e rrihte dhe abuzonte saj kundër vullnetit të saj.

Kështu, hetimet kanë filluar menjëherë, të ndjekura nga policia. Ndërsa para pak ditësh, karabinierët italianë vendosën lëshimin e një urdhri arresti, ekzekutuar nga një patrullë e Kodit Civil, e cila e ka marrë shqiptarin dhe e shoqëroi atë në burgun e Forli, ku është mbyllur tashmë deri në pritje të gjykimit.

Dritan Abazaj, ndërkaq, ka qenë i arrestuar dhe i akuzuar edhe për posedim të narkotikëve për qëllime të kontrabandës dhe trafikimit të kokainës.

Por ai kishte marrë lirim nga kjo çështje, duke u gjendur tashmë brenda mureve të qelisë, kërë herë për ushtrim dhune në familje.

n.e/NOA

KOMENTE