English

Vodhi depozitën e hekurit të pusit të naftës, shpallet në kërkim 29 vjeçari

Fier, 29 gusht 2011, NOA- Një 29 vjeçar nga fshati Zharrëz i Fierit, është shpallur në kërkim pasi gjatë natës së kaluar dyshohet se ka vjedhur një depozitë hekuri në një pus nafte të Ndërmarrjes QPN Patos.

I dyshuari për këtë ngjarje Sajmir Toska, 29 vjeç, është i dyshuari kryesori si autor për këtë vepër, ndërsa është shpallur në kërkim policor për veprën penale të “Vjedhjes”.

Sakaq pas konsultimit me Prokurorin e çështjes, ky shtetas do të hetohet në gjendje të lirë.

a.y/NOA

KOMENTE