English

Elbasan, grabitet me armë një pikë këmbimi valutor

Elbasan, 30 gusht 2011, NOA- Një grabitje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një pikë këmbimi valutor ka qenë synimi i dy grabitësve të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin rreth 5 mijë euro.

Pas kësaj autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u kujdesur që askush të mos i ndjek.

Ndërkaq nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

a.y/NOA

KOMENTE