English

Hipi në shtyllë për të lidhur energjinë elektrike, e zë korrenti dhe humb jetën

Lezhë, 30 gusht 2011, NOA- Një 44 vjeçar nga fshati Gojan i Pukës, banues në Lezhë ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës thonë për agjencinë e lajmeve NOA, se viktima i identifikuar si Pashk Gjergji, kishte hipur në një shtylle elektrike për të lidhur energjinë elektrike të banesës së tij, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe është rrëzuar në tokë.

Sakaq gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes nga ana e policisë, është konstatuar një njollë gjaku 10x17 cm, ndërsa gjatë kqyrjes së kufomës u konstatuan dëmtime në kokë dhe djegie në parakrahun e dorës së djathtë, shkaktuar nga kontakti me rrymën elektrike.

a.y/NOA

KOMENTE