Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidentja e ACR uron minatorët për Bajramin. Minatorët: Letra, papjekuri
English

Presidentja e ACR uron minatorët për Bajramin. Minatorët: Letra, papjekuri

E martë, 30 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Presidentja e kompanisë ACR, Skatche Depich, nëpërmjet një letre të hapur ka uruar me rastin e festës së Bajramit minatorët dhe punonjësit e kësaj kompanie.

Në letrën e saj Depich shkruan se, “Kompania ACR do të jete pranë familjeve të tyre gjatë festimeve për Bajramin. Uroj minatorët dhe familjet e tyre për festën e Bajramit, duke shpresuar se situata e vështirë do të kalohet shumë shpejt nëpërmjet bisedimeve të përbashkëta. ACR do të mbulojë shpenzimet e drekës së Bajramit duke ju gjendur pranë punonjësve tanë”.

Më tej theksohet, keqardhja për situatën ekrijuar nga disa persona jashtë kompanisë, duke shtuar se për shkak të këtyre personave kushtet e minatorëve dhe familjeve të tyre janë përkeqësuar.

“Këta persona të papërgjegjshëm nuk janë kujdesur për interesin e minatorëve të ACR por thjesht për interesat e tyre personale dhe si pasojë Bajrami i sivjetshëm i ka gjetur familjet e minatorëve të Bulqizës në vështirësi ekonomike”, thuhet në letër.

Sakaq Presidentja e kompanisë, Skatche-Depich iu ka bërë thirrje edhe njëherë punonjësve të ACR, që ti kthehen punës për të mirën e përbashkët por edhe të ardhmen e qytetit të Bulqizës.

Në përfundim ajo thekson se, “Gjatë kësaj kohe kompania ACR miratuar kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës 20%. Kushtet e punës do të përmirësohen përmes një procesi ku vetë minatorët e Bulqizës jo vetëm do të informohen por edhe do të përfshihen me idetë e tyre”.

Por pas letrës së Presidentes së ACR, i menjëhershëm ka qenë reagimi i minatorëve nëpërmjet kreut të konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla.

Në fjalën e tij Nikolla, e ka cilësuar urimin e Depich, si papjekuri dhe se në vend që të lëshojë urim ajo duhet të ndryshojë qëndrim duke pranuar të nënshkruaj marrëveshjen me sindikatën.

a.y/NOA

KOMENTE