Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Babai i “Kumbarit” mbërrin në Tiranë, Coppola i ftuar në festivalin e filmit
English

Babai i “Kumbarit” mbërrin në Tiranë, Coppola i ftuar në festivalin e filmit

Durrës, 31 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Në natën e pestë të Festival Kombëtar të Filmit, që po mbahet këto ditë në Durrës ka mbërritur rezgjizori me famë botërorë, Francis Ford Coppola. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, regjizori fitues i Çmimit Oscar dhe Palmës së Artë ka mbërritur në Durrës, si i ftuar i veçantë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Coppola ka mbërritur për premierën e dy filmave më të fundit të tij, “Youth Without Youth” prodhim i vitit 2007, i cili do të shfaqet premierë te enjten pasdite. Ndërkohë që mbrëmjen e 1 shtatorit në Amfiteatrin Romak do të shfaqet filmi i tij “Tetro”, prodhim i vitit 2009.

Ai është pritur edhe nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i ka dhuruar regjisorit hollivudian simbolin e qytetit me kokën e Deas.

Coppola i është drejtuar më një fjalim të shkurtër artistëve ku, përveçse ka vlerësuar festivalin, ka dhënë mesazh edhe për regjizorët e rinj.

“Nëse jeni femra, dhe doni të bëheni regjizore, atëherë ju këshilloj të mos martoheni kurrë”, ka sugjeruar regjisori amerikan. Ardhja e regjizorit me famë botërore, i njohur më së shumti në vendin tonë për filmin "Kumbari", shënon një ngjarje.

Ai pritet të vlerësohet me Çmimin e Karrierës si novatori më i madh i kinematografisë moderne.

a.q/NOA

KOMENTE