Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitja në Elbasan, dy persona morën 5 mijë euro dhe 100 mijë lekë
English

Grabitja në Elbasan, dy persona morën 5 mijë euro dhe 100 mijë lekë

Elbasan, 31 gusht, NOA – Grabitja e ndodhur dje në qytetin e Elbasanit ende nuk ka autor të kapur nga policia. Dy personat që hynë me dhunë në pikën e këmbimit kanë marrë nga arka 5 mijë euro dhe 100 mijë lekë.

Policia e Elbasanit bën të ditur se ende nuk janë arrestuar personat përgjegjës për grabitjen. Ndërkohë që mësohet se ata kanë qenë dy dhe fillimisht kanë hyrë si klientë në ambientet e brendshme të objektit.

Më pas ata kanë goditur me grushte punonjësen e kësaj agjencie dhe nën kërcënimin e një pistolete i kanë marrë gjithë shumën e parave që gjendeshin në arkë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15.30, në lagjen ”Luigj Gurakuqi” të Elbasan. Agjencia është në pronësi të qytetarit me iniciale I.D, 51 vjeç, banues në lagjen ”Dyli Haxhire”. Policia thotë se po punon për identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

a.k/NOA

KOMENTE