English

Kontrabandë breshkak në....panatallona

Majami, 31 gusht 2011, NOA - Policia e aeroportit në Majami ka arrestuar një mashkull që kishte tentuar të hyjë në avionin që fluturonte drejt Brazilit me qeset plot gjarpërinj dhe breshka, të cilat i kishte fshehur në pantallona. Një zëdhënës i shërbimit të sigurimit të transportit ka bërë të ditur se mashkulli ishte ndaluar pasi kishte kaluar nëpër skanerët në Aeroportin ndërkombëtar në Majami. Punonjësit kishin vërejtur qeset e najlonit me shtatë gjarpërinj dhe tri breshka të vendosura në pantallonat e tij.

a.q/NOA

KOMENTE