English

Nala, majmuni që luan me i-Phone

SHBA, 31 Gusht NOA - Nala është një majmun special që ka një pasion të veçantë video-lojërat.

Kohët e fundit në sitin e famshëm të Youtube, është postuar një video, që u publikua nga padronia e saj, në të cilën Nala shfaq dashurinë e saj për të luajtur me i-Phone dhe për të arritur maksimumin e pikëve të mundshme në lojën përkatëse.

Imazhet e ofruara nga kjo video duhet thënë se kanë çmendur të gjithë rrjetin, ku diçka e tillë provohet mjaft qartë në sajë të klikimeve, të cilat kanë arritur kuotën e 300 mijë të tillave.

r.b/NOA

KOMENTE