English

Ndalohet 48-vjeçari, rrahu dy bashkëshortët

Peqin, 31 gusht, NOA – Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj një çifti. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe autori i saj është M.Hyskja, banues në fshatin Trash, Komuna Shezë Peqin.

Në rrethana ende të paqarta, Hyskja ka rrahur me grushte dhe me mjete të fora 36 vjeçarin me inicialet S.H. Ndërkohë që sherri nuk ka përfunduar vetëm mes burrash. Më pas Hyskja ka goditur edhe bashkëshorten e S.H. gruan me inicialen Z.H, 35 vjeçe, banuese në fshatin Trash komuna Shezë Peqin.

Policia ka marrë në shqyrtim denoncimin e bërë nga ana e çiftit dhe ka nisur dokumentin e veprës penale.

a.k/NOA

KOMENTE