Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëndrimi i ri, Rama mbledh krerët socialistë të Komisioneve Parlamentare
English

Qëndrimi i ri, Rama mbledh krerët socialistë të Komisioneve Parlamentare

Tiranë, 31 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kryetari i Partisë Socialiste, pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka kryer pasditen e vonë të ditës së sotme një takim me deputetët e partisë më të madhe në opozitë.

Burime nga ky takim i thanë agjencisë NOA se në të kanë marrë pjesë kryesisht ata deputetë të cilët drejtojnë ose bashkëdrejtojnë komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Mësohet se nuk ka pasur asnjë lloj vendimmarrjeje në mbledhjen e sotme.

Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë prej emrave që po sulmojnë me kritika Edi Ramën kohët e fundit, si Kastriot Islami, Arben Malaj apo Andis Harasani.

Për më tepër, Rama ka deklaruar se takimi i sotëm kishte në fokus vetëm kryetarët dhe nënkryetarët socialistë të komisioneve parlamentare dhe në asnjë prej tyre nuk bëjnë pjesë “bukëshkalët” siç konsiderohen ata nga kryesocialisti që ka paralajmëruar se do t’i përjashtojë në kongresin e Nëntorit.

Komisioni për Politikën e Jashtme i cili drejtohet nga Fatos Beja ka për nënkryetare Arta Daden. Socialistë të tjerë në këtë komision janë Namik Dokle, Olta Xhaçka dhe Qemal Minxhozi.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë drejtohet me kryetar, Et’hem Ruka. Të tjerë anëtarë socialistë janë Eltar Deda, Eglantina Gjermeni, Klodiana Spahiu dhe Astrit Beci.

Komisioni për Integrimin Europian drejtohet po ashtu nga PS me Ermelinda Meksin. Socialistë të tjerë të këtij komisioni janë Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka për nënkryetar nga PS, Fatmir Xhafajnm kurse Komisioni për Sigurinë Kombëtare bashkëdrejtohet nga Ilir Gjoni. Komisioni për Ekonominë dhe Financat i cili drejtohet nga Edmond Spaho ka si nënkryetare Mimi Kodhelin, ndërsa ai për Edukimin dhe mjetet e Informit Publik drejtohet nga socialistja tjetër Valentina Leskaj.

e.t/NOA

KOMENTE