Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Remontet, gjysma e veriut të Shqipërisë nesër pa drita
English

Remontet, gjysma e veriut të Shqipërisë nesër pa drita

E mërkurë, 31 gusht 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimit nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se gjatë ditës së nesërme si pasojë e remonteve disa qytete dhe fshatrat përreth tyre, do të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se, për punime lidhur me riparimin e linjës Reps-F.Arrës, në hyrje të N/st F.Arrës, kërkohet stakimi i linjave 110 kV : F.Arrës –Reps, F.Arrës -Fierzë dhe F.Arrës – Kalimash.

Prej këtyre punimeve, stakimi i energjisë elektrike do të bëhet gjatë ditës së nesërme nga ora 08:30 - 10:00 dhe zonat që do të preken janë, Fushë Arrës, Pukë, Kukës, Has, si dhe komunat, Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishte, Shtiqen, Surroj, Kalosh, Shemri, Golaj, Fajze, Gjinaj, Bytyç, Rrape, Gjegjan, Qerret, Qelez, Qafë Mali si dhe Tuneli i Kalimashit.

Po për remont, OST njofton se po nesër është planifikuar stakimi i linjës 110 kV, Kalimash-Kukës, nga ora 08:30 - 16:00.

Nga ky remont, zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë janë, Bashkia Kukës, Komunat: Terthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujmishte, Shtiqen.

Sakaq OST bën me dije se në përputhje me planin grafik të remonteve për vitin 2011, do të dalin në skemë remonti linjat e interkonjeksionit 400 kV : Zemlak-Kardhia dhe Zemlak-Elbasan 2.

Sipas OST, ky remont është parashikuar të kryhet nga data 1-6 shtator nga ora 08:00 - 17:00.

Si pasojë e remontit të këtyre dy linjave 400 kV, pritet që të ketë një ulje të tensioneve ne zbarat 400 , 220 dhe 110 kV në të gjithë sistemin.

a.y/NOA

KOMENTE