English

Elbasan, zjarr pranë komisariatit të policisë

Elbasan, 1 shtator 2011, NOA - Një zjarr i fuqishëm ka alarmuar uniformat bluElbasan për faktin e vetëm se vatra e zjarrit ndodhej pak metra larg komisariatit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës kur një zjarr ka përfshirë paptirut banesën në katin e parë të një pallati pranë drejtorisë së policisë së qytetit, por duke mos shfaqur rrezik për të.

Siç informon korrespondenti i agjencisë NOA në Elbasan, momentalisht zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që edhe forcat e policisë janë mobilizuar për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

a.q/NOA

KOMENTE