Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stefanoviç: Beogradi nuk i pranon vulat e Kosovës
English

Stefanoviç: Beogradi nuk i pranon vulat e Kosovës

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- Kreu i delegacionit serb Borislav Stefanoviç, sipas mediave kosovare thuhet se vijon manipulimin për bisedimet Beograd-Prishtinë nëpërmjet deklarimeve të tij për çështjen e vulave doganore në Kosovës.

Siç raporton gazeta Express, Stefanoviç është shprehur se Beogradi nuk është në gjendje t’i pranojë vulat me shenja shtetërore të Kosovës edhe pse vulat doganore shkruajnë vetëm Doganat e Kosovës.

Lidhur me vulat doganore, ai është shprehur se Serbia nuk pranon që në vulë të shkruhet Republika e Kosovës dhe as stemën e saj.

Mësohet se negociatori serb, nuk ka pranuar të flasë nëse Serbia është e gatshme që të pranojë një zgjidhje, e cila do të nënkuptonte dy vula- një me mbishkrimin Dogana e Kosovës dhe tjetrën UNMIK –Shërbimi Doganor i Kosovës ose EULEX –Shërbimi Doganor i Kosovës.

Nga ana e tij është theksuar fakti, se përderisa nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ai nuk mund të flasë në lidhje me këtë temë.

a.y/NOA

KOMENTE